Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri, ka thënë se Qveria e Kosovës ka promovuar revistën franceze ku Kosova paraqitet se dikur ka qenë tokë bizantine ku lindën manastiret serbe.
Tahiri ka thënë, se kjo është doktrinë serbe. Tutje, Tahiri ka kërkuar dorëheqjen e ministres Rozeta Hajdari.
“E keni revistën dhe secili mund të keni qasje në të, dhe kam kërkuar përkthim zyrtar.
Po e citoj edhe një herë Kosova ka qenë tokë bizantine ku lindën manastiret serbe.
Këtu po flasim për një botim në një revistë në Francë”.