Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger

Aktuale

Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 13:53
Foto nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë, ka takuar kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger.

Presidentja Osmani e informoi kryeministrin Heger mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, përfshirë përkushtimin e popullit dhe institucioneve të Kosovës për avancimin e rrugës euroatlantike të vendit.

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka përmendur rëndësinë e përmbylljes urgjente të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Heger kanë theksuar nevojën për t’i tejkaluar bashkërisht sfidat me të cilat po ballafaqohen vendet tona, duke përmendur përkushtimin për të forcuar bashkëpunimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat