Në media sot u raportua se pas ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi dorëheqje dha edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Gazeta ka kontaktuar me asistenten administrative të Rizvanollit, Arita Bajrajn dhe e njëjta tha se ajo nuk ka dhënë dorëheqje dhe ky informacion është sipas saj “fake news”.
“Jo, është fake news valla, është fake news”, tha Bajra.
Kujtojmë se ditën e djeshme, ministri Latifi dorëzoi dorëheqjen e tij tek kryeministri Albin Kurti, 10 muaj pasi ishte në krye të Shëndetësisë.