Visar Berisha, i cili kishte shërbyer si këshilltari të ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka kërkuar dorëheqjen e kreut të SBASHK-ut Rrahman Jasharajt.
Ai ka thënë se Jasharajt nuk mund t’i besohet më, pasi ka humbur kredibilitetin në përballjen përballë Qeverisë së Kosovës për pagat e mësimdhënësve, përcjell Bota sot.
“Rrahman Jashari i SBASHK-ut duhet me dhënë dorëheqje; për keqmenaxhimin e kërkesave sindikale, për personalizimin e grevës, për disfatën në negocimin me Qeverinë, etj.
Asnjë betejë sindikale s'mund t'i besohet më atij, i cili ka humbur krejt mjetet dhe kredibilitetin në përballjen sindikale anti-qeveritare.
Go home, axhit”, ka shkruar Berisha në një postim në Facebook.
Ministria e Financave ka njoftuar se do t’i procedojë sot pagat e mësimdhënësve, nëse i rikonfirmohen listat, marrë parasysh miratimin e kalendarit të ri mësimor nga MASHTI që parasheh zëvendësimin e orëve të muajit shtator.
Ndërkaq, Sindikata e Arsimit ka bërë të ditur për Radio Kosovën se do të presin deri në orën 16:00, dhe nëse deri atëherë pagat nuk ekzekutohen, do të ndjekin rrugët ligjore./Botasot