Deputetja e AAK-së kritikon krerë e shtetit që nuk reaguan për fitoren e Ballkanit

Aktuale

Deputetja e AAK-së kritikon krerë e shtetit që nuk reaguan për fitoren e Ballkanit

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 15:31
Albana Bytyqi

Sipas deputetes së AAK-së, Albana Bytyqit, Qeverisë aktuale tanimë i ka humbur rruga, pasi siç tha ajo, atyre nuk u bën më asgjë përshtypje.

“Për keqardhje në ç’ditë kemi ardh! Asnjë pritje e asnjë organizim sot, nga Qeveria, apo ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për t’ua uruar fitoren kampionëve të Ballkanit të cilët mbrëmë shënuan fitoren e parë dhe historike në Ligën e Konferencës. Qeverisë i ka humbur rruga në oborr dhe asgjë më nuk po i bën përshtypje”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

Më tej, Bytyqi ka thënë se Ballkani meriton trajtim të dinjitetshëm, pasi janë krenaria e Kosovës.

“Kjo fitore gëzoi tejmase gjithë Kosovën, por jo edhe Qeverinë e të dështuarve sepse dështimi nuk është ndryshe. Madje as edhe një status të vetëm për ta”, ka shkruar tutje ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat