Kryeministri Kurti falënderon Latifin, zbulon emrin që do ta udhëheqë Ministrinë e Shëndetësisë

Aktuale

Kryeministri Kurti falënderon Latifin, zbulon emrin që do ta udhëheqë Ministrinë e Shëndetësisë

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 15:48
Foto nga takimi

Pas dorëheqjes së tij, sot në Kryeministri, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish- Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për punën, angazhimin dhe kontributin e tij. Ai falënderoi Dr. Rifatin që nuk ka kursyer jo vetëm dijen e përvojën e tij, por edhe kontaktet e shumta ndërkombëtare, për ta ndihmuar e avancuar sektorin dhe sistemin e shëndetësisë në Kosovë.

Kryeministri i dëshiroi suksese në vijim, dhe shprehu vullnetin për mënyra të tjera për bashkëpunim në të ardhmen.

Duke e falënderuar për besimin dhe bashkëpunimin, Dr. Rifati shprehu gatishmërinë e tij dhe u zotua për vazhdim të mbështetjes si profesionist, akademik e qytetar, sidomos në projektet e filluara tanimë.

Njëkohësisht, Kryeministri Kurti sot ka emëruar zëvendësministren Dafina Gexha-Bunjaku për ushtruese të detyrës së Ministres në Ministrinë e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat