Ish-deputeti dhe themeluesi i Institutit për Kërkim Zhvillimor “Riinvest”, Muhamet Mustafa, ka thënë se gjendja e sektorit të shëndetësisë ka kohë që është alarmante.
Sipas tij, shpenzimet qeveritare për shëndetësinë janë shumë të vogla në krahasim me përqindjen e bruto produktit vendor.
Mustafa madje ka thënë se gjendja është aq e keqe saqë të gjithë qytetarët po shkojnë për tretman mjekësor në Shkup.
Ky është postimi i plotë:
Me konstatimin se gjendja në sektorin publik të shëndetsisë është për një kohë të gjatë thuaja alarmante , nuk kemi thënë asgjë te re. Në secilin raport të Institutit Riinvest dhe në secilën paraqitje timen publike, për situatën ekonomike e sociale viteve të fundit , kemi tërhequr, natyrisht jëo të vetmit, vërejtjen për këtë fakt dhe kemi propozuar domdoshmërinë për një kthesë radikale . Ky konstatim dhe kërkesa për kthesë radikale del fare qartë nga disa fakte që jnë dhënë tanimë një kohë të gjatë :
1. Shpenzimet qeveritare për shëndetsinë në Kosovë janë diku 3.2-3.4 % të produktit vendor bruto- GDP ( Shqipëria e Maqedonia 6-7%, Serbia, Bosna e Hercegovina dhe Mali i zi , rreth 9%)
2. Pagat e mjekve specialistë rreth 590 Euro ( dhe si duket këtë nuk e ka adresue sa duhet as Ligji i ri për pagat)
3. QKU, me histori pune 50 vjet dhe atributin universitare, nuk ka paisjet dhe kushtet që të bëjë diçka shumë elementare – analizat komplete standarde të gjakut
4. Sa ka dhe si punojnë paisjet është poashtu lajm i përditshëm – shihni se ka paisje për rezonancë magnetike në institucionet publike dhe sa prej tyre janë aktive , dhe si rrejdhojë se sa duhet të presin pacientët për të marrë një sherbim që me standardet e sotme është elementar ;
5. Shkoni vetëm deri ne “Sistina” në hyrje të Shkupit nga Kosocva dhe shihni strukturën e pacientëve ( aty thuaja nuk ka fare pacientë maqedon, të gjithë janë nga Kosova )
Kjo gjendje nuk mund të arsyetohet me veshtirësi buxhetore. Kosova me buxhetin e saj do të mund të përballonte këtë problem që godit rëndë sidomos klasen e mesme dhe , të papunët , pensionerët , popullsinë afër ose nën kufirin e vrafërisë. Për këtë nuk mund të fajsohen as pjesa më madhe e stafit në QKU. Shumë prej tyre japin atë që munden.
Natyrisht që ka edhe shumë probleme të ndërlidhura të kësaj gjendjeje me politizimin, influencën partiake, prokurimin, konfliktin e interesit ne relacioni sektori privat dhe ai publik i shëndetsisë. Por të gjitha mund te tejkalohen me një pëkushtim të njëmendët të Qeverisë, Kuvendit, Minstrisë dhe QKU edhe institucioneve tjera të shëndetsisë publike. Këtë deri me sot nuk e bëri asnjë qeveri, asnjë koalicion qeveritar.
Në margina diçka edhe për Ministrin Latifi që dha doreheqje. Pa i ditur shkaqet. Duke e njohur gjatë dhe ditur referncat e tij e kam vlerësuar si hap të mirë ardhjen e tij në kët disakter. Por edhe I kam sugjeruar që nëse nuk gjen përkrahje për të zgjidhura problemet e listuara në këtë tekst si hap fillestar ( u nga 1 deri në 5) nuk mund të bëjë asgjë. Dorheqja e tij le te jetë një moment që vertetë të adresohen problemet e cekura. Adresimi I tyre urgjent dhe efektiv është një parakusht elemntare fillestare për ta ndryshuar gjendjen në këtë sektor, gjendje kjo që asnjërin nga ne nuk duhet të lejë indiferent.