Ministri i Financave, Hekuran Murati zyrtarisht ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë ekzekutuar pagat e muajit shtator për mësimdhënësit.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Murati bëri të ditur se orët e humbura do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimor të miratuar nga MAShT-i, përcjell "Bota sot".
Postimi i tij i plotë:
Pas konfirmimit të listave nga komunat, Thesari sot ka ekzekutuar pagesën e paradhënies për orët e muajit shtator që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimit, të miratuar nga MASHTI.