Gjykata merr një vendim për pronarin e “BAU Market”, i dyshuar për ryshfet në rastin “Brezovica”

Aktuale

Gjykata merr një vendim për pronarin e “BAU Market”, i dyshuar për ryshfet në rastin “Brezovica”

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 17:42
Bajram Gashani

Gjykata Themelore në Ferizaj, me kërkesën e Prokurorisë së Shtetit, i ka caktuar një masë të sigurisë, në kohëzgjatje për 1 muaj, biznesmenit Bajram Gashani, i dyshuar për ryshfet në rastin e njohur si “Brezovica”.

Gashani dyshohet për dhënie të ryshfetit, dhe u kap të mërkurën, pasi qëndroi për disa javë në arrati.

Atij si masë e sigurisë nga Gjykata i caktohet urdhëruar ndalimi për t’iu ofruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Megjithatë, Gjykata e ka rrezuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim ndaj pronarit të “BAU Holding” dhe “BAU Market” që është edhe një nga të akuzuarit për shpëlarjeje të parave në rastin e njohur “Toka 2”. 

“Caktimi i masës së paraburgimit ndaj të pandehurit si një ndër masat më të rënda ligjore për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë dhe zhvillimit normal të procedurës penale, është i pa bazuar në dispozitat e nenit 187 të KPPK-së, dhe se edhe me masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personave të caktuar, në këtë fazë të procedurës mund të arrihet qëllimi që të sigurohet prania e të pandehurit në procedurë dhe rrjedha normale e zhvillimit të procedurës penale”, njofton Gjykata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat