Szunyog: Dy muaj janë pak që serbët t’i konvertojnë targat në RKS

Aktuale

Szunyog: Dy muaj janë pak që serbët t’i konvertojnë targat në RKS

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 17:53
Thomas Szunyog

Afatin dy muajsh për konvertimin e targave ilegale “KM, PZ, UR etj” që lëshohen nga MPB-ja serbe për komunitetin serb të Kosovës, Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Thomas Szunyog e ka quajtur të pamjaftueshëm.

Ky afat, sipas tij, duhet të zgjatet, ngase siç vazhdoi të vlerësojë ai, “ishte e pavend”.

“Mendoj se vendimi i qeverisë që targat e veturave me regjistrime të Serbisë që qarkullojnë në Kosovë të konvertohen në ato RKS brenda dy muajsh është vendim jo bash me vend”, i ka thënë zyrtari evropian.

Për Bashkimin Evropian është e qartë, pohoi ambasadori, se në Kosovë duhet të ketë vetëm targa të Republikës së Kosovës, ashtu siç është arritur në Marrëveshjen e Brukselit, derisa u shpreh se afati kohor është i pamjaftueshëm.

Për çështjen e liberalizimit të vizave për shtetasit kosovarë, Szunyog e quajti të rëndësishme që presidenca çeke e BE-së e ka vënë në agjendë.

Deri kur kjo çështje të arrijë në nivelin e Këshillit të Ministrave të BE-së, nga ku edhe konkludohet vendimi final, Szunyog tha se nuk edi dhe se nuk dëshiron të spekulojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat