Albin Kurti i ashpër me Abelard Tahirin: Mjaft më, deputeti më shurdhues

Aktuale

Albin Kurti i ashpër me Abelard Tahirin: Mjaft më, deputeti më shurdhues

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 18:10
Kryeministri Albin KurtI

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur deputetin e PDK-së, Abelard Tahirin, “deputetin më shurdhues” në kuvend.

Përderisa ministrja Albulena Haxhiu debatonte me deputetin Tahiri gjatë shqyrtimit të parë për Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë,, ndërhyri edhe Kurti, duke thënë se PDK e ka mendjen tek punësimi i militantëve.

“Në këtë kuvend, në korrik të vitit 2013, janë amnistuar kriminelët në veri me mbi 80 vota, e ju keni qenë në atë natë, andaj s’keni kurrëfarë legjitimiteti që ta merrni fjalën e të flisni gjepura këtu.

Mjaft më, mjaft më deputeti më shurdhues. Mjaft. Turp duhet me të ardhë”, tha Kurti, ndërkohë që Tahiri nga ulësja e tij i thoshte “ulu, ulu”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat