Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit grevistë, derisa ka thënë se një gjë e tillë është tallje me ta, dhe është bërë për të mbjellur frikë tek të gjithë.
“Ishte një shfryrje inatesh ndaj kategorisë më sublime, duke demonstruar potencialin e mosdialogimit”, thotë Lushaku-Sadriu, derisa e quan Qeverinë Kurti, qeveri të dështuar.
“Ishte tallje me mësimdhënësit, për të mbjellur frikë te të gjithë. Ishte një shfryrje inatesh ndaj kategorisë më sublime, duke demonstruar potencialin e mosdialogimit. Në fund, humbjen e vërtetë e pësuan nxënësit-arsimi”, ka shkruar ajo në Facebook.