Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob

Aktuale

Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 18:45
Foto nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë, ka takuar kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit, si dhe për raportet e shkëlqyera ndërshtetërore.

Presidentja Osmani ka vlerësuar mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë për mbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë.

Si dhe anëtarësimin e vendit tonë në strukturat euroatlantike, përfshirë Këshillin e Evropës.

“Jemi të përkushtuar për t’i koordinuar hapat e mëtejmë”, ka deklaruar Presidentja Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat