Gazetari shqiptar në Beograd tregon vendimet e vështira të Vuçiqit

Aktuale

Gazetari shqiptar në Beograd tregon vendimet e vështira të Vuçiqit

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 18:56
Gazetari Idro Seferi

Gazetari Idro Seferi ka folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, gjegjësisht për situatën e vështirë në të cilën ndodhet presidenti serb Aleksandër Vuçiq në raport me qëndrimet e tij ndaj luftës Rusi-Ukrainë.

“Vucic në vazhdimësi është parë si një politikan i cili nuk ka mundur ta zgjidhë qëndrimin plotësisht të Serbisë rreth çështjes së Ukrainës dhe nga ai, dhe nga marrëdhëniet e tij.

Është hera e parë që pres Vuçiq merr pjesë në samit evropian i cili i kushtohet Ballkanit por në të cilin në fokus nuk ka qenë pra marrëdhëniet me Kosovën por qëndrimet e presidentit Vuciq dhe të Serbisë”, ka thënë Seferi në Info Magazine.

“Ajo që po ashtu duket se ka dalë pas këtij takimi është një tension i ri në mes të Zagrebit dhe Beogradit për shkak se Kroacia propozoi që Serbisë t’i ndalohet të importojë naftë  e cila shkon përmes një rrjedhje e cila kalon nëpër Detin Adriatik, pra përmes Kroacisë dhe presidenti dhe përfaqësuesit thanë që do t’ia ndalojnë këtë gjë Serbisë edhe pse një vendim i tillë është shtyrë që të merret të paktën deri më 1 dhjetor por që e vë presidenti Vuciq edhe më ngushtë në situatën për të vendosur a do të jetë krejtësisht i drejtuar kah Bashkimi Evropian apo do të mundohet ende ta luajë atë rolin siç njihet në Serbi, uljen në dy karrige pra në Rusi dhe po ashtu në Bruksel"

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat