Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani aktualisht po qëndron në Pragë. Ajo ka takuar së fundi, kryeministren finlandeze Sanna Marin.
Osmani shkruan se është gjithmonë kënaqësi biseda me lidere të fuqishme.
Postimi i plotë:
Gjithmonë kënaqësi biseda me lidere të fuqishme e me vizion të përbashkët, si kryeministrja finlandeze Sanna Marin, lidhur me zhvillime të rëndësishme politike në Evropë. 🇽🇰🇫🇮