Kryetar i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi, ka bërë të ditur se e kundërshtojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit për kompensimin e mësimit të humbur gjatë grevës të shtunave.
Demi, në Edicionin Special, tha se ky kompensim më shumë shkakton dëme tek fëmijët sesa përfitime mësimore.
“Vullneti i shumicës së prindërve që na kanë kontaktuar janë deklaruar të cilët shprehin pakënaqësi dhe e shohin si të dëmshme kompensimin e mësimit të shtunave”.
“E shohim se mësimi të shtunave pengon më shumë sesa që mund të pengoj sesa të kompensoj diçka. Shkakton lodhje dhe mërzitje tek fëmijët dhe i largon nga aktivitet tjera që i bëjnë kryesisht të shtunën. Gjithashtu mendojmë që ky kalendar nuk është për ditët e punës por të pushimit do të duhej të konsultohej me Këshillin e Prindërve” tha Demi.
Demi, mes tjerash, tha se kompensimi i mësimit duhet të rishikohet dhe të bëhet gjatë javës nga e hëna deri të premten, e jo gjatë vikendit.