Analisti Skënder Mulliqi ka komentuar situatën politike në Kosovë.
Ai ka thënë se me gjithë kapitalin që kanë pushtetarët, nuk është e tepërt dhe as budallaki të thuhet se ata janë bërë pronar të të gjithave çka ne posedojmë.
“Njeriu i thjeshtë dhe i varfër po jeton në shtëpi dhe banesa të prishura, kurse shtetarët në shtet. Gjithçka që është më e vogël se shteti është e ngushtë. Njeriu i thjeshtë e ka këtë format, kurse shtetarët e pas luftës patën krejt një format tjetër. Nëse shumica janë pronar të këtyre shtëpive dhe banesave, shtetarët janë pronar të shtetit. Dhe, pasi që shtëpitë dhe banesat tona janë të vendosura në shetin e tyre, nuk është e tepërt dhe as budallaki të thuhet se ata janë bërë pronar të të gjithave çka ne posedojmë”, shprehet Mulliqi.
Sipas tij, shtetin qe kemi tani, e kanë dizajnuar sipas dëshirë së atyre që ishin në pushtet.
“Ata kanë prona, kanë shtëpi dhe vila të bukura, kanë çdo gjë që ju nevoitet. Shtrohet pyetja, çka ne kemi menduar? Të kishim menduar mirë diçka, nuk do të kishim pasur një shtet të tillë, pronë e disa njerëze të pasuruar në mënyrë jo ligjore. Këtë shtet që aktualisht e kemi, e kemi të dizajnuar sipas dëshirës të pakicës qe ishin në pushtet. Se kur shteti ynë do t’u kthehet të gjithëve, dhe kur shumica do të janë të barabartë në shtetin e tyre, kjo mbtetet të shihet në vitet në vijim..!”, thotë ai.