Deputeti nga radhët e LVV, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në facebook ka reaguar në lidhje me reagimet e mëdha të opozitës për liberalizim të vizave.
Ai u shpreh se kanë filluar shqetësimet e mëdha të opozitës për liberalizim të vizave, përcjell “Bota sot”.
Njëherë thonë se është meritë e të gjithëve, e sidomos e opozitës, tash po thonë se Albini ka hyrë në negociata për asociacionin në këmbim të liberalizimit të vizave, shton tutje deputeti.
Opozitës i ka humbur koncentrimi, irionizon Bajqinovci.
Postimi i plotë
Filluan shqetësimet e opozitës për liberalizimin e vizave.
Njëherë thonë se është meritë e të gjithëve, e sidomos e opozitës.
Tash po thonë se Albini ka hyrë në negociata për asociacionin në këmbim të liberalizimit të vizave.
Opozitës i ka humbur koncentrimi. S'po mund të zënë vend askund. Pse e kanë këtë siklet, ata e dinë më mirë!
Anipse liberalizimi dhe shampanja ka ndodhur pardje.