Sot gjatë ditës Ministri Peci qëndroi për vizitë në fshatin Domanek të Drenasit ku u prit nga bujqit e këtij fshati shumica e të cilëve veçse ishin duke zhvilluar aktivitetin e tyre bujqësor.
Me këtë rast, Ministri Faton Peci i njoftoi se procesi i vlerësimit të aplikacioneve për Programin për Pagesa Direkte për këtë vit është drejt përfundimit dhe se nga java e ardhshme do të bëhen të ditur edhe përfituesit në kuadër të këtij programi.
“Bujq të tillë, të vyer ka në të gjithë Kosovën, e unë si Ministër do të vazhdoj që të punoj në të mirë të sektorit të bujqësisë, duke i trajtuar këta bujq me dinjitet ashtu siç edhe e meritojnë”, u shpreh pas këtyre vizitave Ministri Peci.