Vjosa Osmani e Albin Kurti pretendojnë se pikëpamjet politike i kanë të përbashkëta. Por po del se nuk i kanë edhe shijet muzikore te këngët e dashurisë.
Në play-listën që kjo dyshe tashmë i kanë vendosur në njërin nga istalacionet në bienalen Manifesta, shihet se kryeministri Kurti, të preferuar ka këngën “Hey”, e kënduar nga rok grupi amerikan Pixies në vitin 1988.
Ndërsa midis dhjetë të pëlqyerave të Kurtit, gjendet vetëm një në gjuhën shqipe, e kënduar nga Ritfolk në festivalin e këngës në RTSH në vitin 1994.
Ndërsa, presidentja Osmani, në top10-she, shtatë prej këngëve i ka në gjuhën shqipe.
Favorite për të është “Mallëngjimi” i Muharrem Qenës. Kurse, në tri më të mirat, sipas Osmanit, është edhe ajo për vendlindjes e saj Mitrovicën, e kënduar nga disa artistë nga ky qytet.