Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili të shtunën teksa foli për progesin ekonomik, tha se janë hapur mbi 40 mijë vende të reja pune gjatë dy viteve të fundit.
Për këtë çështje, ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA tha se “fjalimet kryejnë punë në opozitë, por në Qeveri duhen vepra”.
Ajo tha se në Kosovë janë rritur çmimet e produkteve esenciale, çmimi i rrymës, inflacioni, radhët e pritjeve për vizë në Ambasada.
“E në ndërkohë, përderisa qeveritë e vendeve në rajonin tonë kanë ndërmarrë masa për të ndihmuar qytetarët, Kryeministri Kurti ka vendosë me u mundu me na binë me fjalë se punë nuk i kemi pasë kurrë më mirë. Kjo është shqetësuese posaçërisht pasë parasyshë dimrin e vështirë që po na pret”, shkroi ajo në Facebook.