Maliqi: Kurti nuk e ka hiç problem me u kthy në opozitë

Aktuale

Maliqi: Kurti nuk e ka hiç problem me u kthy në opozitë

Nga: A.Zh Më: 9 tetor 2022 Në ora: 09:40
Agon Maliqi

Analisti i çështjeve politike Agon Maliqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, don të ketë më shumë pushtet diskursiv dhe moral mbi shoqërinë, se sa të merret me menaxhimin dhe kompromiset me realitetin njerëzor.

Ai beson se Kurti nuk e ka problem të kthehet në opozitë, duke theksuar se nga aty është më lehtë të moralizojë dhe t’i prijë kombit shpirtërisht si Ajatollahu, se sa nga pozita e pushtetit, përcjell Bota sot.

“Është e qartë se Kurti si lider shpirtëror nuk dëshiron detyrimisht pushtet real dhe qeverisje, ku për me ju kry njerëzve punë duhet të merresh me menaxhim dhe rregullisht të bësh kompromise me realitetin brutal njerëzor. Kurti dëshiron shumë më tepër që të ketë pushtet diskursiv dhe moral mbi shoqërinë, gjë që më lehtë arrihet në opozitë apo si aktivist, sepse prej këtij pozicioni shumë më lehtë krijohen realitete fiktive/ideale dhe shiten parime.

Sinqerisht besoj se ai nuk e ka hiç problem me u kthy në opozitë - prej aty është më lehtë me moralizu dhe me i pri kombit shpirtërisht si Ajatollah, se prej pozitës së pushtetit real ku 2 milionë njerëz lypin gjëra konkrete prej teje”, ka analizuar Maliqi në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat