Kurti: Angazhim pa ndaluar për anëtarësim në NATO

Aktuale

Kurti: Angazhim pa ndaluar për anëtarësim në NATO

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 10:21
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Qeveria e Kosovës dhe institucionet e mbrojtjes do të vazhdojnë të përgatitjet, së bashku me partnerët e NATO-s, që në të ardhmen Kosova të bëhet anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Këto deklarata Kurti i bëri në Seminarin e 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën "Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme".

Ai tha se Ballkani Perëndimor si rajon me shumë probleme të pazgjidhura është po ashtu i ndjeshëm nga aspekti i stabilitetit politik.

“NATO është i vetmi aleat politik dhe ushtarak që synon të ruajë të arriturat e shoqërisë njerëzore dhe vlerat e avancuar demokratike të cilat si qendër gravitacioni kanë jetën dhe zhvillimin e qenies njerëzore. Në këtë mjedis bashkëkohor, të sigurisë dhe demokratike dhe shoqëria njerëzore është duke u sfiduar nga rilindja e ideve të vjetra po jo të harruara fashiste e hegjomoniste", tha Kurti

Kryeministri i vendit tha se Serbia ka mirëpritur ndikimin rus dhe është duke e përdorur që të vazhdojë kërcënimin e sigurisë dhe paqes në këtë pjesë të Evropës. 

Ai tha se sot më shumë së kurrë vendet e NATO-s duhet të kontribuojnë për kohezion dhe zgjerim të kapaciteteve. Derisa ka shtuar se Republika e Kosovës është e qartë drejt integrimit të strukturave euroatlantike.

Më shumë se 100 pjesëmarrës, duke përfshirë deputetë nga vende anëtare të NATO-s dhe vendet partnere, deputetë te Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të ftuar të tjerë, po marrin pjesë në takimin treditor të këtij seminari, që po organizohet për herë të dytë në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat