Kurti shprehet optimist për Manastirin e Deçanit: Besoj se çështja do të zgjidhet

Aktuale

Kurti shprehet optimist për Manastirin e Deçanit: Besoj se çështja do të zgjidhet

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 11:35
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij ai ka folur për çështjen e tokës së Manastirit të Deçanit, për të cilën tha se është optimist se çështja do të zgjidhet.

“Besoj se çështja do të zgjidhet, jam optimist, unë jam kryeministri i parë i Kosovës i cili nuk pranohet në takim nga priftërinjtë ortodoksë në Manastirin e Deçanit. Janë takuar pararendësit e mi, por mua s’më duan në takim. Kam kërkuar takim por më refuzojnë. Besoj se mund të përfshihemi në dialog e të zgjidhim problematikat që i kemi”, tha Kurti.

Tutje, ai u shpreh se duan që ta ruajmë Manastirin e Deçanit, që është siç u shpreh ai trashëgimi kulturore e gjithë qytetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat