Shteti ka bllokuar investimet kapitale dhe bizneset janë në vështirësi ekonomike.
Kështu tha kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjatë vizitës që i bëri një biznesi në Pejë.
Sipas tij nga kjo gjendje humbësit kryesorë janë punëtorët.
“Sot, po humbasim të gjithë. Shteti ka bllokuar ekonominë dhe investimet kapitale; bizneset së këndejmi janë në vështirësi; e punëtorët e vendit – njerëzit tanë – humbasin si përfundim. Do të takojmë secilin biznes prodhues në Kosovë.
Do të flasim me ta; me secilin nga ta. LDK sot po dëgjon. Nesër, me njerëzit më profesionistë e më të mirë të vendit, do t’i japim zgjidhjet e domosdoshme për ta, punëtoret e tyre dhe për vet shtetin”, është shprehur Abdixhiku.