​Mehaj: Do të ketë komision parlamentar për shqyrtimin e ankesave të personelit ushtarak

Aktuale

​Mehaj: Do të ketë komision parlamentar për shqyrtimin e ankesave të personelit ushtarak

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se për herë të parë është krijuar baza ligjore për emërimin e Komisionarit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si organ i pavarur për shqyrtimin e ankesave të personelit ushtarak.

Mehaj ka shkruar në Facebook se Ligji për Komisionarin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka për qëllim përcaktimin e kompetencave, detyrave dhe përgjegjësive, procedurën e përzgjedhjes, emërimit dhe shkarkimit të Komisionarit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si organ i pavarur i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Komisioni ka për qëllim fuqizimin e kontrollit parlamentar, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut për personelin ushtarak në Forcën e Sigurisë së Kosovës, gjë që do të kontribuoj në mirëmbajtjen e disiplinës dhe respektimit të ligjeve brenda FSK-së si elemente kyçe të një ushtrie të konsoliduar”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat