“Mbreti Zogu I njihet si patriot, i vetmi që refuzoi të bëhej pjesë e Lidhjes Ballkanike, të themeluar në Beograd”

Aktuale

“Mbreti Zogu I njihet si patriot, i vetmi që refuzoi të bëhej pjesë e Lidhjes Ballkanike, të themeluar në Beograd”

Nga: H.O. Më: 10 tetor 2022 Në ora: 07:17
Mbreti Ahmet Zogu

Profesori univeristar Enver Bytyҫi në një shkrim të tij në Facebook ka përshkruar figurën e Mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogu.

Profesori thotë se, Ahmet Zogu ishte ministër, kryeministër, president dhe Mbret  Shqiptarëve, ndërsa shtetin shqiptar e bëri në modelin austriak.

“Ai ishte ministër, kryeministër, president dhe në fund Mbret i shqiptarēve! Ai bëri shtetin shqiptar, bazuar në modelin austriak, ku kishte studiuar! Ahmet Zogu mbahet ne histori si burrë shteti, sepse zhvilloi sistemin ekonomik e financiar nga hiçi! Vendosi monedhen e Lekut dhe e bëri të konvertueshëm në Europë! E bëri pasaportën shqiptare të njohur në botë! E bëri Shqipërinë me gjimnaze dhe financoi dhjetra e qindra shqiptarë me studime në Europë! Ndërtoi shtetin sekular”, shkruan Bytyҫi.

Sipas tij, thotë se në histori njihet Mbreti Zog si patriot, pasi refuzoi në vitin 1937 të bëhej pjesë e Lidhjes Ballkanike të themeluar në Beograd.

“Mbreti Zog I shënohet në histori se ishte patriot! Ishte i vetmi në rajon që refuzoi në vitiin 1937 të bëhej pjesë e Lidhjes Ballkanike themeluar në Beograd! Finalizoi autoqefaline e KOSH! Filozofia e qeverisjes së Ahmet Zogut ishte lidhja trinomike Zoti - Famlja - Atdheu e kombi”, shkruan ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat