Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci gjatë raportimit në Komisionin Hetimor për Energjinë, Bajqinovci i ka pyetur dy ish-udhëheqësit e menaxhmentit të KEK-ut në lidhje me banesat e përfituara nga Korporata Energjetike e Kosovës.
Ai e ka pyetur zv/drejtoreshën Pranvera Dobruna nëse ka përfituar banesë nga KEK-u dhe nëse e ka blerë atë banesë apo ia ka kthyer KEK-ut.
“A keni marrë banesë nga KEK-u?”, e ka pyetur Bajqinovci, Dobrunën.
Dobruna ka thënë se e ka blerë banesën sipas procedurave ligjore.
“Të gjithë që i kanë marrë në shfrytëzim banesat, edhe ata që i kanë marrë para luftës, edhe ata pas luftës, në fund i kanë blerë ato sipas ligjit”, tha ajo.