Të shtëna armësh në Prishtinë, pamje nga vendi ku një ‘BMW’ u gjuajtë me armë zjarri

Aktuale

Të shtëna armësh në Prishtinë, pamje nga vendi ku një ‘BMW’ u gjuajtë me armë zjarri

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 17:31 Përditësuar në ora: 18:40 më 10.10.2022
Foto ilustrim

Policia jep detaje për të shtënat në “Muharrem Fejza”

Sot në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Nga ky rast nuk ka të plagosur.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë Flora Ahmeti, tha për Klankosova.tv se një person ka shtënë nga një motoçikletë në lëvizje, në drejtim të një veture.

“Rreth orës 15:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Arbnor dhe Astrit Dehari në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një person i dyshuar, nga një motoçikletë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture.

Nuk raportohet për persona të lënduar.Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit i cili është cilësuar vrasje në tentativë “- tha Ahmeti.

Pamje nga vendi ku një ‘BMW’ u gjuajt me armë zjarri

Media më herët ka raportuar për një rast të gjuajtjes më armë zjarri në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari”, në Prishtinë, përkatësisht para ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Raportohet se cak i të shtënave me armë ka qenë një automjet i timit BMW.

Policia e Kosovës ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet e nevojshme përkitazi me këtë rast.

Zyrtarisht nga Policia ende nuk kanë janë deklaruar për këtë rast.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat