Armend Zemaj fut edhe Kurtin në listën e ministrave të Shëndetësisë: Secili më i dobët se tjetri

Aktuale

Armend Zemaj fut edhe Kurtin në listën e ministrave të Shëndetësisë: Secili më i dobët se tjetri

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 18:20
Armend Zemaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, tani deputet i LDK-së, Armend Zemaj, ka komentuar gjendjen aktuale në sektorin e shëndetësisë dhe drejtimin politik të këtij segmenti. 

Në emisionin “Frontal” të Televizionit 7, ka thënë se s’ka shpresë në përmirësimin e shëndetësisë nga Qeveria e Albin Kurtit. 

I pyetur për ministrin e ardhshme, Zemaj ka thënë nga emërimet e Kurtit ka pasur vec përkeqësim në menaxhim të sektorit. 

“I dyti më i dobët se i pari. I treti, që është Albin Kurti, më i dobët se i dyti”, tha Zemaj. 

Zemaj ka folur për ish-ministrat Arben Vitia dhe Rifat Latifi, duke thënë se largimet e tyre e përshkruajnë edhe situatën e tanishme. 

“Kur njëri hesht deri në pafundësi, ndërsa tjetri [ministër] thotë se ndërhyrjet janë toksike, çfarë mund të themi ne si opozitë” . 

Deputeti i LDK-së thotë se ministri i fundit, Rifat Latifi, ka pasur vazhdimisht ndërhyrje nga Kryeministri Kurti gjatë drejtimit të ministrisë së Shëndetësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat