Nga 1 shtatori, vetëm 10 vetura u kthyen nga KM në RKS

Aktuale

Nga 1 shtatori, vetëm 10 vetura u kthyen nga KM në RKS

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 20:40
Targa ilegale

Targa ilegale KM ka në lëvizje me bollëk edhe këtë të hënë në Mitrovicë të Veriut. Kur kanë mbetur rrafsh edhe tri javë deri në afatin e fundit që të njëjtat të kthehen në RKS, nga qendra e regjistrimit aty thonë se interesim ka në krejt vendin, ani se të vogël në numër.

Si nga 1 shtatori e edhe në këto 21 ditët e mbetura, përveç tabelave që do t’i marrin falas, serbët me letërnjoftim nga Kosova do të kenë edhe plot privilegje.

Regjistrimi mund të bëhet nëpër çdo QRA në krejt vendin deri të hënën e 31 tetorit. Nëse afati nuk shtyhet, nëntori do të çelë me konfiskimin e veturave me targat ilegale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat