Xhemajli: Memli është kalitë në PDK, nuk i mungon asgjë për me qenë lider i jashtëzakonshëm i partisë

Aktuale

Xhemajli: Memli është kalitë në PDK, nuk i mungon asgjë për me qenë lider i jashtëzakonshëm i partisë

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 21:07
Bajrush Xhemajli

Bajrush Xhemajli, Sekretari i PDK-së, ka thënë se asgjë nuk i mungon Memli Kransiqit për të qenë lider i Partisë Demorkatike të Kosovës.

Xhemajli në Politiko, ka deklaruar se Krasniqi ka vendosmëri dhe atë e ka treguar duke qenë disa herë deputet, ministër, dhe ka përvojë.

“Unë mendoj se asgjë nuk i mungon Memli Kransiqit për me qenë një udhëheqës i mirë, mos të themi i jashtëzakonshëm i partisë, për faktin se ai është kalitë në këtë parti.

Qysh në fillim kur ka ardhë ka qenë kryetari i Rinisë Demokratike, dhe e them padyshim që ka qenë kryetari më i mirë i rinisë”, ka thënë ai ndër të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat