Arrestohet 40-vjeçari në Prishtinë, po kërkohej nga Austria

Aktuale

Arrestohet 40-vjeçari në Prishtinë, po kërkohej nga Austria

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 21:12
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 40-vjeçar me inicialet H.Z, i cili ishte në kërkim nga autoritetet austriake.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot nga zyrtarë policor të stacionit Qendra të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë ndërkombëtare. Arrestimi i personit të dyshuar është kryer në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Në koordinim me Njësitin për bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës, respektivisht me Departamentin e Krimeve të Rënda, personi i arrestuar : -H.Z mashkull, 40 vjeç, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka deklaruar Borovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat