Sami Lushtaku thërret live në emision, ka disa fjalë për një analist: Kjo është shpifje

Aktuale

Sami Lushtaku thërret live në emision, ka disa fjalë për një analist: Kjo është shpifje

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 21:51
Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushaku

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushaku ka thirrur në emisionin Debat Plus, ku ka deklaruar se fjalët e analistit Yll Hoxha janë shpifje sepse ai kurrë nuk ka pasur Terminal Doganor.

Reagimi i tij vjen pasi Lëvizja Vetëvendosje publikoi sot një video, ku akuzoi ish-pushtetarët për terminale doganore.

Sipas Lushtakut, Hoxha është duke bërë linçim ndaj tij.

“Unë nuk kam kurrfarë terminali dhe kjo mund të vërtetohet, Qeveria e Kosovës, i ka të gjitha të dhënat e secilit terminal edhe secilit që e ka privatizuar apo e ka blerë një terminal”, tha ai.

“E lus Ylli Hoxhën që të mos shpifi e të mos të thotë të pa vërteta, se mjaftë po gënjen ai shefi tij mos të gënjen dhe ti thuaj publikisht”, shtoi ai.

Gjithashtu, ai theksoi se në mënyrë absolute ai dhe askush i afërt me të nuk ka terminal doganor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat