Ish-kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova ka humbur mundësinë që të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe, pasi sipas tij, kjo ndodhi nga padituria dhe hipokrizia e qeverisë Kurti.
E ndaj kësaj deklarate të Hoxhajt, ka reaguar zyrtari i LVV-së, Avni Zogiani.
Ai në një postim në Facebook tha se flet pa asnjë argument.
“Shife si flet... asnjë argument nuk e jep për gjithë këtë deklaratë... profesor universiteti dhe flet si me qenë Bekë Berisha”, shkroi Zogiani në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Shife si flet... asnje argument nuk e jep per gjithe kete deklarate... profesor universiteti dhe flet si me qene Beke Berisha!
Qe tre dite ne Kosove po mbahet Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku trajtohen çeshtje te sigurise ne Evrope dhe sigurisht edhe e ardhmja e Kosoves ne NATO... Ky pikerisht ne diten kur po mbaron punen ky sesion i Asamblese Parlamentare te NATO-s ne Kosove del me nje deklarate teresisht te pambeshtetur, dhe as nuk thote per shembull çka duhej te bente Kosova per ta arritur statusin e partneritetit per paqe me NATO-n.