Sindikalisti ironizon me Kurtin: Mos të ishte Katari, s’pat ren me qit një kaci beton

Aktuale

Sindikalisti ironizon me Kurtin: Mos të ishte Katari, s’pat ren me qit një kaci beton

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 11:17
Këtë postim e ka shoqëruar me tri fotografi nga vënie e gurthemeleve në tri komuna të ndryshme

Kryetari i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civilë, Ali Sefaj, ka publikuar tri fotografi nga vënie e gurthemeleve në Gjilan, Podujevë dhe Lipjan. Në të tri rastet, marrin pjesë edhe donatorët e huaj.

Qeveria e Kryeministrit Albin Kurti kritikohet për mungesën e investimeve kapitale.

Sefaj shkruan se po të mos ishte Katari, pushteti nuk do të mund të përuronte asgjë. Këtë postim e ka shoqëruar me tri fotografi nga vënie e gurthemeleve në tri komuna të ndryshme.

“Mos të kenë Katari, sivjet s’pat ren me qitë një kaci beton pushteti kund. Me rendësi rritja ekonomike dhe napolonat ner jastek!”, ka shkruar

Kryeministri nis javën në Gjilan, ku vuri gurthemelin e një qendre të mjekësisë familjare. Ai ishte i shoqëruar nga përfaqësues prej Katarit.

“Vënia e gurthemelit të QMF-së së re u bë bashkë me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, z.Alban Hyseni, Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Shkëlqesinë e tij Ali bin Hamad Al Marri dhe drejtorin e Qatar Charity, z.Esam Dabab, e në prani të përfaqësuesve të institucioneve qendrore e lokale dhe stafit shëndetësor”, u tha dje në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në dy rastet e tjera janë kryetarët e komunave; i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe i Lipjanit, Imri Ahmeti, të cilët kanë vënë gurthemelet, të shoqëruar nga investitorë e donatorë të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat