Melihate Tërmkolli e ashpër me Kurtin, këto janë fjalët e saj

Aktuale

Melihate Tërmkolli e ashpër me Kurtin, këto janë fjalët e saj

Nga: A.SH Më: 11 tetor 2022 Në ora: 11:50
Melihate Tërmkolli

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Sipas tij, Albin Kurti po dëshiron të falë Kosovën.

Tutje, shkruan se ai e ka në tavolinë propozim-modelin për bashkim të sërishëm me Serbinë, jo veç e mbanë fshehtë nga publiku, por as nuk e çelë gojën.

Postimi në Facebook:

Albini, po don me falë krejt Kosovën, jo veç një pjesë të saj!

Se ke bërë politika anti-Kosovë e ka dëshmuar shumë herët, por intensivisht, për më se një dekadë. Tani kur është në krye të Qeverisë së Kosovës, po e sheh që “e ka shansin” ta zbatojë atë politikë në praktikë.

I ka mashtruar shumë shqiptarë (euforikë!) të Kosovës, për bashkim me Shqipërinë, të cilët tani po i quan “kosovaristë”( me gjuhën e këshilltarëve të tij), derisa erdhi në pushtet dhe vetëm atëherë “e pa” se nuk po lejonte Kushtetuta bashkimin!

Tani kur në tavolinë e ka propozim-modelin për bashkim të sërishëm me Serbinë, jo veç e mbanë fshehtë nga publiku, por as nuk e çelë gojën.

Po pret derisa propozim-modeli të “ngurtësohet” që të mos mund ta lëvizë kush më.

No pasaran Albin! No pasaran!

#MT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat