Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën ndërkombëtare të vajzave, ka thënë se vajzave duhet t’u krijohen mundësi për t’i shprehur aftësitë e tyre.
Duke treguar se tetori është muaji i ndërgjegjësimit për personat me sindromin Down, presidentja Osmani deklaroi se këta fëmijë kanë nevojë për përkrahje çdo ditë, e jo vetëm në një ditë të shënuar ndërkombëtarisht.
“Fëmijëve vajza duhet t’ua krijojmë mundësinë që të mund ta realizojnë potencialin e plotë. Sa më të fuqishme vajzat e sotme, më të fuqishme janë gratë e së nesërmes”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Presidentja ka shtuar se personat me sindromin Down janë si ne, të ngjashëm, të ndryshëm, por të barabartë.