Një tentim vrasje si në filma ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë.
Një person i maskuar, me motoçikletë, ka shtënë me breshëri plumbash në drejtim të veturës BMW e cila ishte në qarkullim.
Siç raporto media, cak i atentatit dyshohet se ishte Egzon Abazi, një 30 vjeçar me banim në Prishtinë.
I dyshuari, i cili nuk kishte arritur që të largohej nga vendi i ngjarjes.
Egzon Abazi, i njohur me nofkën “Tigri”, është një person i njohur për organet e drejtësisë. Në maj të vitit 2021, ai ishte dënuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Rasti i së hënës është iniciuar në drejtim të veprës penale “vrasje në tentativë”.
“Ankuesi mashkull ka informuar se për deri sa ishte duke lëvizur me veturë, dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe më pas janë larguar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Si pasojë e të shtënave me armë, janë shkaktuar dëme materiale në veturën e ankuesit. Nuk raportohet për të lënduar”, tha policia.
Policia në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale ka gjetur dhe konfiskuar tetë gëzhoja të armës së zjarrit.