Tomë Gashi: Valentina Ahmeti fiton rastin, lëshohet urdhër mbrojtës kundër Arben Ahmetit

Aktuale

Tomë Gashi: Valentina Ahmeti fiton rastin, lëshohet urdhër mbrojtës kundër Arben Ahmetit

Nga: M.L. Më: 11 tetor 2022 Në ora: 16:28
Tomë Gashi dhe Valentina Ahmeti

Javë më parë, gazetari Arben Ahmeti, njëherit drejtori i Kanal10 ishte arrestuar nën dyshimet për dhunë në familje.

Ahmeti ishte ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit, nën dyshimin për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, pas një konflikti verbal.

Ndërkaq, sot Avokati Tomë Gashi ka njoftuar që lidhur me këtë rast gjykata ka vendosur në favor Valentina Ahmetit, gruas së gazetarit Arben Ahmeti.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Gashi ka shkruar se kur klienti është i sinqertë, rasti fitohet lehtë dhe gjykata vendos drejt.

Kur klienti është i sinqerte, rasti fitohet lehtë, sepse Gjykata vendos drejtë”, ka shkruar Gashi në Facebook në mbishkrimin e fotografisë ku shihet bashkë me Valentina Ahmetin.

Ndërkaq, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Gashi ka thënë se ka qenë avokat i zonjës Ahmeti, sipas kërkesës së zyrës për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

Unë e kam përfaqësuar Valentina Ahmetin në Gjykatën Themelore në Prishtinë në seancën e datës 03.10.22 sipas kërkesës së zyrës për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje”, ka theksuar ai.

Pas kësaj senace, Gashi ka njoftuar se sot është marr vendimi në favor të klientes së tij.

“Dhe sot kemi marre vendimin me të cilin rasti është vendos nga gjykata në favor të Valentines dhe është lëshuar urdheri mbrojëts kundër bashkëshortit të saj Arben Ahmetit, i cili është drejtor i tv kanal 10”,ka potencuar ai.

Sipas Gashit, urdhri mbrojtës kundër Arben Ahmetit është lëshuar për 12 muaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat