​Osmani priti në takim ambasadorin e Katarit, Emiri i Katarit së shpejti në Kosovë

Aktuale

​Osmani priti në takim ambasadorin e Katarit, Emiri i Katarit së shpejti në Kosovë

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 16:59
Foto nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Shtetit të Katarit për Kosovë, Ali Bin Hamad Al-Mari, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme nga shteti i Katarit në fusha të ndryshme. Kështu ka njoftuar Zyra e Presindetes.

Me qëllim të forcimit dhe të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve në mes të dy shteteve në fusha të ndryshme. 

Emiri i Katarit ka pranuar ftesën e Presidentes Osmani për vizitë në Republikën e Kosovës.

Sipas Presidentes Osmani, një vizitë e tillë, padyshim do të jetë e një rëndësie të madhe dhe do t'i forcoj marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve si dhe do të hapë mundësi të reja të bashkëpunimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat