Të enjten do të mbahet mbledhja e Këshillit Evropian, mbledhje kjo që në agjendë të saj ka edhe diskutimin për liberalizimin e vizave të Kosovës.
E për vonim të vizave, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook.
Sipas Hotit, për periudhën 2016- 2022, qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar rreth 89 milionë euro për të aplikuar për viza shengen nëpër ambasada.
Hoti përmend këto shifra duke iu referuar raportit të BPRG të tetorit 2022.
Deputeti i LDK-së, ka shtuar se ata që i kanë votuar vizat nga viti 2016 duhet të marrin përgjegjësinë.
“Për periudhën 2016-2022, kosovarët kanë shpenzuar rreth 89 milionë euro për të aplikuar për viza shengen nëpër ambasada (sipas raportit të BPRG të tetorit 2022).
Ata që i vonuan vizat nga viti 2016 duhet të marrin përgjegjësinë”, ka shkruar Hoti në Facebook, përcjell “Bota sot”.