Deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka folur për mos emërimin e tij si pjesë e qeverisë “Kurti 2”.
Ai ka mohuar se ka hatërmbetje me kryeministrin, Albin Kurti, lidhur me këtë çështje.
“Kurrë s’ka pas. Jo kurrë”, ka thënë ai.
Ish-zëvendëskryeministri në qeverinë “Kurti 1”, Haki Abazi, ka thënë se detyrën e dhënë nga Albin Kurti asokohe e ka marrë me përgjegjësi të lartë.