Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci dhe gazetari Lavdim Hamidi kanë zhvilluar një debat me tone të larta e akuza të ashpra ndaj njëri tjetrit.
Arsyeja ishte aksioni i Prokurorisë dhe Policisë, e cila vetëm ditën e sotme konfiskoi mbi 80 vila në Brezovicë.
E për këtë çështje, Bajqinovci tha se me ardhjen e LVV-së në pushtet, Prokuroria tashmë i ka duart e lira që të veprojë dhe t’i kapë keqbërësit.
“Problemi është se nuk i kemi penguar sikur i kanë penguar tjerët. Kjo ka qenë në të gjitha raportet ndërkombëtare, ku ndërhyrja politike në drejtësi ka qenë brutale. Me ardhjen e LVv-së e kemi një prokurori i ka duart e lira, që deri më tash si ka pasur. A ka defekte e keq-menaxhime po. Nuk e themi ne, por raportet ndërkombëtare. Po punojmë që t’ua mundësojmë që ta kryejnë punën sa më mirë pa presione e pa probleme qysh nuk e kanë kryer deri më tash”, tha ai.
E për këtë çështje nuk u pajtua Hamidi, që sipas tij, një deklaratë e ligjvënësit të pushtetit ngjason me atë të zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, që kishte bërë bujë me një deklaratë rreth vajit në tepsi, duke vënë në pah punën e shpejtë që e kanë bërë në këtë dikaster.
Megjithatë, Hamidi i tha Bajqinovcit se rasti Brezovica është si rrjedhojë e aksioneve të mëhershme dhe se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka të drejtë t’i marrë meritat për këtë çështje.
“Deputeti ka folur sikur zv/minsitri i vajit në tepsi, kjo s’ka lidhje janë pushtetet e ndara. E di shumë mirë, ka qenë gazetar i kronikës dhe janë pushtete të ndara dhe se nuk kanë punë me njëra-tjetrën. Prokurori i rastit tha se këto janë rrjedhojë e aksioneve të mëhershme. Nuk është rrjedhojë e tashme”, vijoi Hamidi.
Pjesë nga debati i zhvilluar, ku pati akuza mes të ftuarve në studio:
“Më herët, njëri nga protagonistët e rastit është asamblisti i LVV-së, Berat Lahu. Përmendja emrin”, deklaroi Hamidi.
“Thuaje, thuaje, cilin vit”, pyeti Bajqinovci.
“Thuaj asamblisti i LVV-së, dhëndri i ministrit Liburn Aliu. Për Berat Lahun. Përmendja emrin”, theksoi Hamidi.
“Në 2020, s’është protagonist. A ka shkuar në burg sekretari. Kush ka qenë kryesori? Kush është zyrtari më i lartë? Më fal, asamblist është tash. Eh po, amo në KEDS ka punuar. S’ka qenë zyrtar i ministrisë. Që dy je ka ja huq”, shtoi deputeti i LVV-së.
“Po de përmende (vitin e nisjes së hetimeve të Prokurorisë)”, ia ktheu gazetari Hamidi.
“Pse po ia huq dy gjëra. S’ka punuar në ministri. Po de, e dijnë krejt”, iu kundërpërgjigj Bajqinovci.
“Le të sqarohemi. Njëri nga protagonistët kryesorë është ky. Pse e kanë arrestuar?”, iu kthye Hamidi.
“Të lutem kur të thuash herët, po shpif, nuk është e vërtetë”, tha Bajqinovci.
“Për me shpif je ti”, iu kundërpërgjigj Hamidi.