Ashtu siç është paralajmëruar, sot Komisioni Evropian do të publikojë paketën e tij vjetore të zgjerimit.
Në këtë rast, përfshihet edhe publikimi i raporteve për vendet që janë në procesin e integrimit në BE ose që aspirojnë të anëtarësohen, raporton RTKlive.
Kështu, në orën 13.15, do të bëhet prezantimi i paketës së zgjerimit 2022 nga Komisionari për Fqinjësinë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Prezantimi do të bëhet në Komisionin e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtm.
Në orën 15.00, do të ketë edhe konferencë për media nga Komisionari për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi.
Ndërkohë, në orën 16:30, bëhet dorëzimi zyrtar i Raportit nga Shefi i Zyrës së BE-së/EUSR, Tomas Szunyog,
Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani kurse në orën 17:15, i njëjti raport i dorëzohet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Pritet që raporti i KE-së të rikonfirmojë plotësimin nga ana e Kosovës të kritereve për liberalizim të vizave.