Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në një postim të tij në Facebook ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti, duke iu drejtuar me fjalët ‘shteti nuk mbahet vitra”.
Ai tutje shkruan se duhet bërë zgjidhje me masa të përhershme e jo herë 50 euro e herë 100 euro.
Postimi i plotë:
Shteti nuk mbahet me “vitra”
Jetesa në Kosovë po bëhet e papërballueshme, si pasojë e rritjes pa kontroll të çmimeve, e Kryeministri në stilin e një mashtruesi ordiner, provon që duke ndarë lëmoshë t’i mbajë “gjallë” pensionistët të cilët me aq sa marrin nuk i sigurojnë dot as ilaqet.
Shteti nuk mbahet me “vitra”, herë 50 euro e herë 100 euro! Zgjidhja është me masa të përhershme. Rriti pagat e pensionet e mos e shndërro shtetin në “cirk social”. Pensionistët kanë nevojë për dinjitet e jo për lëmoshë.
Nëse nuk di, merr shembull nga shtetet përreth.