“I ke tri ditë afat”, publikohet momenti kur policët gjejnë brenda vilës biznesmenin në Brezovicë

Aktuale

“I ke tri ditë afat”, publikohet momenti kur policët gjejnë brenda vilës biznesmenin në Brezovicë

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Hetuesit e Policisë së Kosovës, të rastit “Brezovica”, kanë hasur në një pronar të një vile gjatë vendosjes së njoftimeve për sekuestrimin e objektit.

Media ka incizuar momentin kur zyrtarët e Policisë së Kosovës bisedojnë me njërin prej pronareve të vilave.

Personi që ishte brenda vilës shprehet i habitur me veprimin e institucioneve të shtetit.

Thotë se posedon leje për ndërtim.

“Derën nuk po e bllokojmë, i ki 3 ditë afat me i largu gjësendet”, thotë hetuesi policor.

Sipas shpjegimit të hetuesit policor, ndërtimi në Zonën e Dytë të Parkut Kombëtar “Sharri” është rreptësisht i ndaluar me ligj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat