Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i është kundërpërgjigjur kryeministrin, Albin Kurti, me anë të një videoje pasi ky i fundi e publikoi një të tillë pak para mbledhjes së 100-të të qeverisë në të cilën u fol për të gjeturat e ministrive.
Tahiri i thotë Kurtit se nuk ka vend për analizë të të gjeturave, por se ka nevojë për prezantim të vendimeve.
“Mirëmëngjesi qytetarë të Kosovës! E pashë që kryeministri e kish postuar një video dhe na tregonte që në mbledhjen e 100-të është duke bërë analizën e gjetjeve. Porosia ime për Qeverinë dhe kryeministrin është që nuk ka vend për analizë të të gjeturave, por ka nevojë për prezantim të vendimeve, rezultateve prej të cilave kanë përfituar qytetarët dhe vendi ynë. Përshëndetje nga Strasburgu!” , ka thënë Tahiri.
Kujtojmë se edhe Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke i thënë se nga ai kërkohet të punojë.
Gashi ka deklaruar se nga Kurti presin punë dhe se ai është dështuar.