​KE publikon raportin për Shqipërinë: Në fokus investimet energjetike

Aktuale

​KE publikon raportin për Shqipërinë: Në fokus investimet energjetike

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 14:10
Oliver Varheley

KE në samitin për raportin e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit perëndimor, ka theksuar se në fokus edhe vitin e ardhshëm do të jenë investimet dhe marrëveshjet energjetike.

"KE ka ftuar Ballkanin Perëndimor të bashkohen për gazin e lëngshëm dhe hidrogjenit, Serbia dhe Bosnja janë bashkuar. Komuniteti energjetik i Komunitetit Evropian po hap tregun elektrik për Ballkanin Perëndimor.

Paketa e këtij viti do të fokusohet tek implementimi dhe investimet që ne filluam 2 vjet më parë. Plani vjen me 9 mld euro nga bankat europiane dhe mundësia për të marrë 20 mld euro në 6 vitet e ardhshme.

Ky fond është gjatë rrugës së tij. Në dy vitet e fundit kemi dhënë 1.2 mld euro në grante në Ballkanin Perëndimor. Kemi financuar 24 projekte me një vlerë 3.4 mld eurosh," tha Oliver Varheley.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat