Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, i cili sipas tij, po mbronë Kosovën, luftën tonë çlirimtare dhe të drejtën tonë të patjetërsueshme për liri dhe pavarësi.
Postimi në Facebook:
Është fat i madh për Kosovën që në këtë periudhë sfiduese, Shqipëria ka një kryeministër si Edi Rama - i cili nuk e humb asnjë mundësi që i jepet për të mbrojtur Kosovën, luftën tonë çlirimtare dhe të drejtën tonë të patjetërsueshme për liri dhe pavarësi.
Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz dhe dashurinë e pakushtëzuar për Kosovën.
Populli i Kosovës të është mirënjohës!